Ligji Nr.10.237 datë 18.02.2010 “PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË”, ka si objekt përcaktimin e masave, që synojnë garantimin e sigurisë dhe të shëndetit në punë të punëmarrësve. Qëllimi i këtij ligji është të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit, këshillimit, pjesëmarrjes së balancuar, në përputhje me ligjin, formimit të punëmarrësve e të përfaqësuesve të tyre si dhe të përcaktojë udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e këtij qëllimi.
Siguria dhe shëndeti në punë ka të bëjë me garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes të shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar si dhe trajnimin e formimin e punëmarrësve e përfaqësuesve të punëmarrësve në përputhje me legjislacionin përkatës.
Sot në datën 03.03.2023 Kompania RSM nëpërmjet kompaninë GBI Health & Safety Academy organizoi trajnimin e stafit të saj me temë “ Siguria dhe Shëndeti në Punë – masat parandaluese për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëmarësve”